Kriza e re në NATO, rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një
Tre parimet e njohura si “3D”, të vendosura në vitin 1998 nga SHBA-të për aleatët e NATO-s në kuadër të mbrojtjes europiane, pa shkëputje, pa diskriminim dhe pa dyfishim të kapaciteteve, po vihen gjithnjë e më shumë në pikëpyetje. Sipas analizës, këto rregulla po “shkërmoqen” për shkak të mungesave në industrinë ushtarake amerikane, e cila është e mbingarkuar nga kërkesat e luftës në Ukrainë. SHBA-të nuk janë më në gjendje të furnizojnë plotësisht të gjitha porositë ushtarake të aleatëve. Në këtë kontekst, NATO po krijon një qasje të re. Sekretari i përgjithshëm Mark Rutte ka promovuar sloganin “të prodhojmë shumë më tepër, kudo”, duke theksuar nevojën për rritje të prodhimit të armëve në Europë. Kjo qasje nënkupton që kapacitetet ushtarake të prodhuara në Europë do...
Burimi:
javanews.al