‘Kriminel’/ Mamdani: Nju Jork nuk mund ta arrestojë Netanyahun, por qeveria federale, po

‘Kriminel’/ Mamdani: Nju Jork nuk mund ta arrestojë Netanyahun, por qeveria federale, po

Zohran Mamdani dhe Benjamin Netanyahu SHBA-Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se nuk do të jetë në gjendje të ekzekutojë një urdhër arresti të lëshuar nga gjykata më e lartë e krimeve të luftës në botë për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahun, por i kërkoi qeverisë federale ta bëjë. Mamdani e përshkroi kryeministrin izraelit si një “kriminel lufte” dhe tha se ai nuk është i mirëpritur në New York City. "Është e qartë se ne nuk kemi autoritetin e pavarur ligjor për të zbatuar këtë urdhër arresti. Megjithatë, qeveria federale e ka, dhe unë u bëj thirrje atyre të bashkohen me GJPN-në dhe ta ekzekutojnë këtë urdhër arresti,"-u shpreh ai në një video të publikuar në platformën 'X'. Më herët gjatë një interviste për...