Krim brenda familjes në SHBA/ Gjashtë persona humbin jetën pas të shtënave me armë, mes tyre edhe autori 52-vjeçar
Gjashtë persona kanë humbur jetën në SHBA pas një serie të shtënash që dyshohet se kanë ardhur si pasojë e një konflikteve brenda familjes. Sipas Departamentit të Policisë së Muscatine, autori i dyshuar, 52-vjeçari Ryan Willis McFarland, u gjet i vdekur pas një plage të vetëshkaktuar nga arma e zjarrit, ndërsa sipas raportimeve lokale hetuesit besojnë se të gjitha viktimat ishin familjarë të tij. Ngjarja e rëndë u regjistrua të hënën në disa zona të qytetit Muscatine. Policia mori fillimisht një njoftim për të shtëna pak pas mesditës. Në një banesë, oficerët gjetën katër persona të qëlluar me armë zjarri, të cilët u shpallën të vdekur në vendngjarje. Sipas autoriteteve, McFarland ishte larguar nga banesa para mbërritjes së policisë. Ai u lokalizua më vonë pranë...
Burimi:
top-channel.tv