Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

Krijuesi i videolojës “Call of Duty”, Vincent Zampella ka humbur jetën në një aksident me makinë në një autostradë pranë Los Anxhelesit. Policia tha se aksidenti ndodhi të dielën në drekë në Angeles Crest Highway në Altadena. Në makinë ndodheshin dy persona dhe një prej tyre humbi jetën. Sipas NBC, viktima ishte 55-vjeçari. Zampella po drejtonte mjetin dhe po shkonte drejt jugut kur makina doli nga rruga dhe u përplas me një trafikndarëse e më pas mori flakë. Vincent ngeci në sedilje teksa makina digjej. Më pas ai u nxor dhe vdiq në spital. Nuk dihet asgjë për identitetin e pasagjerit dhe çfarë e shkaktoi saktësisht aksidentin tragjik. Vincent Zampella ishte drejtuesi i Respaën Entertainment dhe ish-CEO i Infinity Ward, studios së videolojërave që krijoi...