Vritet me armë zjarri në Prishtinë “Radulla”, i njohur si anëtari i Plisave, autori ende në arrati
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Agron Hajdari, emër i njohur për komunitetin sportiv dhe pjesë e tifogrupit Plisat. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, një mashkull kosovar, pas kryerjes së krimit është larguar në drejtim të panjohur dhe aktualisht ndodhet në arrati. “Është raportuar për të shtëna me armë zjarri ku si pasojë viktima mashkull kosovar është qëlluar nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është larguar në drejtim të panjohur dhe ndodhet në kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, por viktima nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Sipas...
Burimi:
vizionplus.tv