Votojnë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, ftojnë qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje

Votojnë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, ftojnë qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje

Qytetarët e Kosovës janë thirrur sërish sot në kutitë e votimit, në një proces zgjedhor që zhvillohet në një klimë të tensionuar politike dhe pas disa palë zgjedhjesh brenda një periudhe të shkurtër kohore. Këto zgjedhje konsiderohen si përpjekje për t’i dhënë drejtim një krize institucionale që, sipas analistëve, lidhet me mungesën e kompromisit mes forcave politike. Zgjedhjet e sotme janë të tretat brenda më pak se një viti e gjysmë, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe një tjetër procesi të parakohshëm më 28 dhjetor. Situata politike në vend është karakterizuar nga paqëndrueshmëri dhe vështirësi në formimin e një shumice të qëndrueshme qeverisëse. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në Prishtinë dhe pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve...