Vjosa Osmani lë pa nënkryetar listën ”Guxo”
Kosova E Premte, 8 Maj 2026 18:43 Tre deputetë që ishin pjesë e grupit parlamentar të Lëvijes Vetëvendosje në legjislaturën e fundit, Haxhi Avdyli, Jeta Statovci dhe Albera Reshitaj i janë bashkuar Vjosa Osmanit. Avdyli dhe Statovci ishin gjithashtu edhe nënkryetarë të Listës Guxo që udhëhiqet nga Donika Gërvalla dhe Faton Peci. Ish-presidentja Osmani pritet të garojë me kandidatët e saj në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe t’i ofrohet elektoratit si kandidate për një tjetër mandat në krye të shtetit. Analisti politik Arbnor Sadiku tha: “Ndikimi do të jetë në dëmtimin e menjëhershëm të asaj që është quajtur më parë Lista Guxo. Se si dhe sa mund të ndikojë kjo, mbetet me u pa dhe në zgjedhjet e 7 qershorit, por sigurisht dhe...
Burimi:
kohajone.com