Vetëvendosja pëson rënie në zgjedhje, Kurtit i duhet koalicion. Osmani: S’ka arsye për refuzimin e emrit tim si Presidente
Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti ka dalë sërish forca e parë politike në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, duke siguruar rreth 42.9 për qind të votave sipas rezultateve paraprake. Megjithatë, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, partia në pushtet ka pësuar rënie të mbështetjes dhe nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, forcë e dytë renditet Partia Demokratike me mbi 21 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar rreth 17.61 për qind, duke shënuar rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka regjistruar rezultat më të mirë se më parë, me mbi 7 për qind të votave. Kryetari i...
Burimi:
vizionplus.tv