Serwer: Kompromiset janë të domosdoshme për formimin e institucioneve në Kosovë

Serwer: Kompromiset janë të domosdoshme për formimin e institucioneve në Kosovë

Profesori amerikan Daniel Serwer ka folur për zhvillimet politike në Kosovë, duke komentuar situatën e bllokadës institucionale dhe sfidat në formimin e institucioneve. Serwer tha se Kosova ka kaluar një vit të vështirë, duke iu referuar mosarritjes për të formuar qeverinë dhe zgjedhur presidentin, çka sipas tij e vështirëson perceptimin e stabilitetit institucional. Ai theksoi se në sistemet parlamentare situata të tilla nuk janë të pazakonta, por shtoi se Kosova është përballur me një periudhë jo të mirë politike. “E dini, sistemet parlamentare kanë momente të tilla dhe ju keni pasur shumë prej tyre gjatë vitit të fundit. Kjo ka qenë për të ardhur keq. Sinqerisht, mendoj se nuk ka qenë një vit i mirë për Kosovën. Është e vështirë të përcillet një imazh i...