Rreziku i “skenarit bullgar” për Kosovën

Rreziku i “skenarit bullgar” për Kosovën

Në ditën kur u bënë katër muaj nga zgjedhjet e fundit parlamentare, u konfirmua se Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje. Një rikthim i shpejtë në kutitë e votimit, jo si rezultat i një zgjedhjeje politike, por si pasojë e një krize që politikëbërësit nuk arritën ta zgjidhin. “Kjo është papjekuria e tyre, si karshi shtetit, ashtu edhe karshi stuhisë së zhvillimeve që kanë përshkuar botën”, vlerëson për Radion Evropa e Lirë analisti politik, Ilir Deda. Më 7 qershor – më së largu – qytetarët e Kosovës do të dalin sërish në zgjedhje parlamentare, për herë të tretë brenda 16 muajsh. Ky proces u bë i pashmangshëm më 28 prill, vetëm katër muaj pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kur deputetët dështuan të zgjedhin presidentin, duke aktivizuar automatikisht afatin...