Rokada e matrioshkës/ Bie qeveria në Serbi, Vuçiç përgatit rikthimin si kryeministër
Serbia mund të hyjë këtë javë në një fazë të re politike. Të hënën, Kuvendi pritet të zhvillojë seancën ku do të shqyrtohet një mocion mosbesimt ndaj qeverisë së kryeministrit Gjuro Macut, një proces që mund t’i hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në prag të seancës, presidenti Aleksandar Vuçiç njoftoi se qeveria do të japë dorëheqjen, ose Kuvendi do të konstatojë se ajo ka humbur shumicën, duke krijuar kushtet ligjore për shpalljen e zgjedhjeve. Vuçiç zbuloi edhe planin e tij politik. Ai tha se pas shpalljes së zgjedhjeve parlamentare do të qëndrojë edhe për disa ditë në detyrën e presidentit për të përfunduar angazhimet shtetërore, ndërsa më pas do të japë dorëheqjen dhe do t’i bashkohet fushatës elektorale për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve...
Burimi:
ntv.al