Qeveria e re dhe Presidenti, Kurti thërret partitë opozitare në takim

Qeveria e re dhe Presidenti, Kurti thërret partitë opozitare në takim

Udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës i kanë përgjigjur pozitivisht ftesës për takim të dërguar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Por, ftesa është refuzuar nga Aleanca. Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, tha se ka propozuar që të takohet me Kurtin të premten në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Kurti, që është udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, më herët gjatë ditës u dërgoi ftesë për takim kreut të PDK-së, Bedri Hamza, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kreut të Aleancës, Ardian Gjini. Letra dërguar krerëve partiakë vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të qershorit. Pas mbledhjes së kryesisë së partisë, Hamza tha se Kurti në letrën e tij kishte propozuar...