Propozimi i Vjosa Osmanit për President nga populli? Flasin deputetët, tregojnë sa është e mundur
Kosova E Mërkurë, 29 Prill 2026 21:21 Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, dhe deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, komentuan propozimin e zonjës Vjosa Osmani që Presidenti të zgjidhet nga populli. ”Kjo nuk çon kurrfarë zgjidhje të shpejtë sepse ne jemi në krizë këtu”, tha Berisha në A2CNN. Sipas tij, amandamentet edhe po të hyjnë në procedurë tani i duhen gjashtë muaj ditë deri te ratifikimi. Rrustemi shtoi se populli e ka të qartë planin e opozitës. ”Populli e ka të qartë. Opozita ka një plan të thjeshtë. Aludon, përpiqet, angazhohet që Vetëvendosja të bjerë nën 40 deputetë, që këta, bashkë me Listën Serbe, domethënë me deputetët e Vuçiçit, të kenë mundësi të krijojnë institucionet, të zgjedhin qeveri e President përkundër fituesit të zgjedhjeve. Kuvendi i...
Burimi:
kohajone.com