Parashikimi i motit/ Temperatura të larta dhe rrezik për zjarre në disa zona…
Rreziku për zjarre në vend mbetet i lartë edhe gjatë ditës së hënë, për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve. Sipas parashikimeve, niveli i rrezikut “i lartë” pritet në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Korçë parashikohet një nivel rreziku “i moderuar”. Për sa i përket motit, gjatë ditës së hënë nuk priten reshje shiu, ndërsa temperaturat do të mbeten të larta në të gjithë territorin. Temperaturat e parashikuara janë: Në bregdet: 22°C – 32°CNë zonat e ulëta: 19°C – 36°CNë zonat malore: 14°C – 32°C Era do të fryjë e lehtë deri mesatare. Kombinimi i temperaturave të larta, erës dhe mungesës së reshjeve rrit ndjeshëm rrezikun për përhapjen e zjarreve,...
Burimi:
sot.com.al