Ndërtesa përfshihet nga flakët, plagosen 5 zjarrfikës dhe dy qytetarë mes tyre një fëmijë 5-vjeçar
Një ngjarje e regjistruar ditën e sotme, ka tronditur Prishtinën, pasi dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës kanë mbetur të lënduar nga zjarri i cili ka përfshirë kulmin e e një ndërtese pranë Parkut të qytetit. Mësohet po ashtu se njëri prej të lënduarve është një fëmijë 5-vjeçar. Mediat vendase raportojnë se drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulëzim Fushtica, është shprehur se tashmë gjendja e zjarrit është në kontroll dhe drejt shuarjes. Për gjendjen e qytetarëve dhe të zjarrfikësve, Fushtica tha se ata nuk kanë marrë lëndime të mëdha, duke shtuar se zjarri ka nisur në ora 07:28 në mëngjes, e megjithëatë edhe pas 5 orëve nuk është shuar ende. “Në orët e hershme të mëngjesit ka nisur zjarri. Rastin e kemi pranuar në ora 07:28 në mëngjes....
Burimi:
ntv.al