Mes sportit dhe energjisë rinore, ndizet Flaka Olimpike në “Elbasan Arena”
Në kuadër të Javës Olimpike në Shkolla, Flaka Olimpike, simbol i unitetit, paqes, bashkëpunimit dhe garës së ndershme, u ndez në ambientet e Elbasan Arena, duke shënuar nisjen e një jave të mbushur me aktivitete sportive, edukative dhe argëtuese për nxënësit e shkollave të qytetit. Nën frymën e motove olimpike dhe promovimit të sportit në edukim, ceremonia mblodhi nxënës, mësues, drejtues institucionesh arsimore dhe përfaqësues të sportit, të cilët u bënë pjesë e një atmosfere festive dhe frymëzuese. Ndezja e flakës olimpike simbolizoi unitetin, bashkëpunimin dhe garën e ndershme, vlera që qëndrojnë në themel të lëvizjes olimpike. Gjatë kësaj jave, shkollat do të organizojnë aktivitete të ndryshme sportive, lojëra ekipore, konkurse kreative dhe veprimtari ndërgjegjësuese që synojnë përfshirjen aktive të nxënësve dhe promovimin e një...
Burimi:
kohajone.com