Mbrëmja “Nexhmije Pagarusha” përmbylli rrugëtimin e edicionit në Istog
Mbrëmja artistike kushtuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, u mbajt të shtunën në Istog, duke përmbyllur serinë e tri mbrëmjeve të organizuara në kuadër të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival. Në Parkun e Qytetit, publiku ndoqi interpretimet e Alma Bektashit, Malvina Likajt, Samir Shehut dhe Liridon Sadriut, të shoqëruar nga Pagarusha Band, nën drejtimin artistik të Shpëtim Saraçit. Programi përfshiu disa prej këngëve më të njohura të Nexhmije Pagarushës dhe të repertorit të muzikës shqiptare, ndërsa publiku iu bashkua artistëve në interpretimin e një pjese të këngëve, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion. Në Istog u përmbyll me sukses rrugëtimi i mbrëmjes “Nexhmije Pagarusha”, e cila këtë vit u prezantua në Prishtinë, Ferizaj dhe Istog, duke sjellë...
Burimi:
kohajone.com