Kurti: Qytetarët folën qartë, rezultati tregoi se Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, u ndal te rezultati i procesit elektoral. “Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje dhe ky rezultat e dëshmon këtë. Qytetarët folën sërish qartë. Rezultati duhet të pranohet e të respektohet dhe vullneti i popullit të përkthehet në institucione funksionale”, tha Kurti. Kreu i ekzekutivit bëri të ditur se menjëherë pas certifikimit të rezultatit do të nisin konsultimet për formimin e institucioneve të reja. “Pas certifikimit te zgjedhjeve do të nisim diskutimet”, tha ai. Në mbledhje, Kurti komentoi edhe arrestimin e pesë ish-pjesëtarëve të policisë serbe, të dyshuar për përfshirje në masakrën e Reçakut. Ai përgëzoi institucionet për veprimet e ndërmarra, por kritikoi mungesën e përpjekjeve për drejtësi...
Burimi:
vizionplus.tv