Kurti nis negociatat për institucionet, Abdixhiku pranon takimin, PDK dhe AAK refuzojnë

Kurti nis negociatat për institucionet, Abdixhiku pranon takimin, PDK dhe AAK refuzojnë

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike për krijimin e institucioneve të reja, duke ftuar liderët e partive parlamentare në takime të veçanta. Ftesës së Kurtit i është përgjigjur pozitivisht kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me të cilin pritet të zhvillohet një takim të martën në orën 18:00. Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, kanë refuzuar ftesën për takim. Përpjekja e Kurtit vjen në një moment kur institucionet e reja të Kosovës ende nuk janë funksionalizuar dhe kur data 6 gusht është caktuar për seancën inauguruese të legjislaturës së re. Gjatë ditëve të fundit, nga...