KQZ çertifikon rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë! I hapet rruga krijimit të institucioneve

KQZ çertifikon rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë! I hapet rruga krijimit të institucioneve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve. Në mbledhjen e KQZ-së, rezultatet u certifikuan me votë unanime. Pas certifikimit, Kuvendi duhet të mblidhet brenda 30 ditësh për seancën konstituive. Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje siguroi 53 ulëse në Kuvend me 47.13 për qind të votave. Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta me 22 ulëse apo 19.44 për qind Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 18 ulëse me 16.69 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë shtatë ulëse me 6.74 për qind. Kushtetuta parasheh që pas certifikimit, seanca konstituive duhet të mbahet brenda 30 ditësh. Aty duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët, e më pas...