Kosova në pritje të formimit të qeverisë, partitë politike të qarta për koalicionet!
Pas një viti e gjysmë paqëndrueshmëri institucionale, zgjedhjet e 7 qershorit kanë hapur një fazë të re politike në Kosovë, por jo menjëherë edhe procesin e formimit të institucioneve. Për këtë të fundit, partitë politike sinjalizojnë se do të duhet ende kohë. Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila ka dalë forca e parë politike, thotë se nuk do të ketë negociata zyrtare për koalicione të mundshme para përfundimit të numërimit edhe të votave të kandidatëve për deputetë. “Është e rëndësishme që ta dimë përfundimisht se cila është përbërja e Kuvendit të ri, e legjislaturës së 11-të”, thotë Arbërie Nagavci nga kjo parti. Në këtë fazë, vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shpreh qëndrim të qartë për një koalicion pa LVV-në, ndërsa subjektet tjera politike lënë...
Burimi:
vizionplus.tv