Kosova meriton dhe kërkon përgjegjshmëri politike

Kosova meriton dhe kërkon përgjegjshmëri politike

Nga Ekrem Spahiu Prej vitit 2025, Kosova po shkon në tre palë zgjedhje – një luks i tepërt për shtetin më të ri të Europës. Përsëritja e zgjedhjeve të përgjithshme pothuajse në çdo gjysmë viti mund të lexohet edhe si “shprehje e një ritmi të shëndoshë demokratik”. E vërteta është se, ndër zgjedhjet e kryera që prej vitit 2021, vetëm dy prej tyre kanë qenë brenda normalitetit kohor elektoral. Të tjerat, fatkeqësisht, duket se kanë qenë për hesape elektorale. Përsëritja mund të lexohet edhe si fragmentim i skenës politike, mungesë kompromisi dhe polarizim i tejskajshëm. Për rrjedhim, Kosova, të paktën prej vitit 2025, gjendet në një krizë politike dhe institucionale dhe mungesë stabiliteti politik. Pavarësisht se si mund të lexohen motivet e kësaj “fiskulture” elektorale,...