Kosova drejt një kapitulli të ri politik, por rreziku i zgjedhjeve mbetet

Kosova drejt një kapitulli të ri politik, por rreziku i zgjedhjeve mbetet

Gjykata Supreme e Kosovës ka rrëzuar të gjitha ankesat për rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Kjo i hap rrugën certifikimit zyrtar të rezultateve dhe nisjes së procesit për krijimin e institucioneve të reja. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i certifikojë rezultatet këtë të mërkurë, 8 korrik. Sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.13% të votave dhe 53 mandate në Kuvendin me 120 vende. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 mandate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7 mandate. Pas certifikimit, pritet të thirret seanca për konstituimin e Kuvendit dhe më pas të nisë formimi i Qeverisë së re. Vetëvendosje konsiderohet se i ka votat e nevojshme për ta formuar qeverinë. Megjithatë, zgjedhja e...