Kos kërkon kompromis politik në Kosovë pas zgjedhjeve

Kos kërkon kompromis politik në Kosovë pas zgjedhjeve

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, uroi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, duke theksuar njëkohësisht nevojën për bashkëpunim mes forcave politike. “Që Kosova të ecë përpara në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike duhet tani të bashkohen dhe të gjejnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional”, shkroi Kos në platformën X. Ajo shtoi se mezi pret të vizitojë Kosovën për të intensifikuar punën rreth integrimit evropian dhe vazhdimin e mbështetjes përmes Planit të Rritjes të BE-së. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën m 7 qershor, me një pjesëmarrje prej rreth 35% të trupës elektorale. Congratulations @albinkurti on winning the elections in Kosovo, and importantly on the calm, inclusive and orderly...