Kërkohet shkarkimi i Abdixhikut, kreu i LDK: Jam i detyruar të ndërpres negociatat me “Vetëvendosjen”

Kërkohet shkarkimi i Abdixhikut, kreu i LDK: Jam i detyruar të ndërpres negociatat me “Vetëvendosjen”

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bëri të ditur se është detyruar që të ndërpresë bisedimet me Vetëvendosjen për formimin e institucioneve të reja, për shkak të zhvillimeve brenda partisë. Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Abdixhiku tha se ka autorizuar sekretariatin e partisë që të nisë procedurat për mbajtjen e një kuvendi të jashtëzakonshëm partiak. Kjo thirrje  erdhi pasi 148 delegatë të Kuvendit të LDK-së dorëzuan firmat me kërkesën për shkarkimin e kreut të partisë. “Për shkak të kësaj nisme, detyrohem t’i ndërpres të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës që i prisni me të drejtë tash e sa kohë”, tha Abdixhiku. Sipas tij, nuk do të ishte serioze e as e përgjegjshme që ai të vazhdojë të...