Ilir Kulla shpërthen ndaj ministres serbe: Milosevići theu qafën në Kosovë
Analisti Ilir Kulla ka reaguar me tone tepër të ashpra ndaj ministres serbe Snežana Paunović, pas një interviste të saj lidhur me Kosovën. Paunović, e lindur në Pejë dhe aktualisht ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, është pjesë e Partisë Socialiste të Serbisë. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Kulla e lidh intervistën e ministres serbe me kujtimet e luftës në Kosovë dhe me një histori që, sipas tij, qarkullonte mes luftëtarëve të UÇK-së në Rrafshin e Dukagjinit. “Kur pashë intervistën e kësaj ministres Snežana Paunović, m’u kujtua një batutë gjatë luftës e shokut tim Isuf Ibërdemaj”, shkruan Kulla. Ai përmend më pas një kërcënim të rëndë që, sipas rrëfimit të tij, krimineli serb Željko Ražnatović-Arkan kishte bërë ndaj...
Burimi:
ntv.al