Hamza: Limaj s’do të jetë pjesë e listës së PDK-së në zgjedhjet e qershorit
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate, nuk do të jenë pjesë e listës garuese të subjektit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Hamza bëri të ditur këtë lajm pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij, duke theksuar se në mbledhje u trajtua kërkesa, përkatësisht letra që kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj – dikur një eksponent i rëndësishëm PDK-së – i dërgoi atij. “Sa i përket garimit në këtë listë, është qëndrimi i përgjithshëm që fillimisht duhet të ndodhë një përkrahje për PDK-në, një vullnet i mirë nga Nisma Socialdemokrate, pastaj në zgjedhjet e ardhshme ne do t’i trajtojmë kur të vijnë ato në mënyrën e duhur. Por, kësaj radhe zoti Limaj nuk...
Burimi:
vizionplus.tv