Gjykata Speciale merr vendimin, Veseli e Krasniqi mbeten në paraburgim
Kosova E Enjte, 16 Korrik 2026 19:04 Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur vazhdimin e masës së paraburgimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi. Sipas njoftimit zyrtar, Trupi Gjykues II ka refuzuar kërkesat e tyre për lirim të përkohshëm, duke vlerësuar se ende ekzistojnë rreziqe konkrete që ata mund të ndikojnë në ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejnë vepra të tjera penale. Vendimi është marrë më 15 korrik 2026, në kuadër të rishikimit periodik të masës së paraburgimit. Në njoftimin e Dhomave të Specializuara thuhet se Trupi Gjykues ka arritur në përfundimin se vazhdimi i paraburgimit mbetet i nevojshëm për të garantuar zhvillimin normal të procesit gjyqësor. Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi janë ndër të...
Burimi:
kohajone.com