Gërvalla kallëzim penal ndaj ministres serbe
Kosova E Enjte, 16 Korrik 2026 18:03 Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla dorëzoi kallëzim penal ndaj ministres në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq. Në profilin e saj zyrtar, Gërvalla bëri të ditur se ka kërkuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe të procedojë me aktakuzë dhe kërkesë për shqiptimin e dënimit nga Gjykata kompetente. Ajo tha se deklarata të tilla mbajnë pasoja të rënda historike të luftës së fundit në Kosovë. “Sot kam deponuar kallëzimin penal ndaj Snezhana Paunoviq. Republika e Kosovës nuk hesht dhe asnjëherë nuk përkulet para gjuhës së urrejtjes, thirrjes e nxitjes për përçarje dhe mosdurimit. Nuk ka hapësirë për glorifikimin e spastrimit etnik, relativizimin e gjenocidit e krimeve monstruoze serbe dhe përhapjen...
Burimi:
kohajone.com