E rëndë, 19-vjeçarja shqiptare lind foshnjë në tualetin e spitalit dhe e hedh në kosh
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ferizaj të Kosovës. Një vajzë e re, rreth 19 vjeçe u paraqit në spital me dhimbje të forta barku dhe ka hyrë në tualetin e spitalit. Ajo ka dalë prej aty pas disa minutash, ku në korridor e priste një i afërm i saj. “Pas insistimit dhe presionit nga stafi mjekësor, të cilët kishin dëgjuar zërin e një foshnjeje, dera është hapur. Nëna kishte prerë kordonin umbilikal të foshnjës dhe e kishte hedhur atë në koshin e mbeturinave, në gjendje të rëndë dhe hipotermike”, thuhej në njoftimin e spitalit. Sipas njoftimit të Spitalit menjëherë janë ndërmarrë masat emergjente për trajtimin e nënës dhe foshnjës, të cilat janë transferuar në repartet e Gjinekologjisë dhe se ekipi mjeksore ka filluar...
Burimi:
vizionplus.tv