Dorëzohen listat e kandidatëve, Vetëvendosje i “beson” Albin Kurtit. LDK zgjedh Vjosa Osmanin
Partitë politike në Kosovë kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Lëvizja Vetëvendosje do të hyjë në zgjedhje me Albin Kurtin si kryesues të listës. Në dhjetëshen e parë të kandidatëve janë përfshirë figurat kryesore të partisë. Por në listë mungojnë emra të njohur si Besnik Bislimi dhe Hysen Durmishi. Lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës kryesohet nga ish-presidentja Vjosa Osmani, e pasuar nga kryetari Lumir Abdixhiku. Ndërsa figura si Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami do të garojnë poshtë dhjetëshes së parë. Procesi është shoqëruar edhe me pakënaqësi, pasi ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, refuzoi nominimin për deputet dhe kritikoi udhëheqjen e partisë. Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë me Ardian Gjinin në krye të...
Burimi:
vizionplus.tv