Dorëhiqet Ramush Haradinaj, Ardian Gjini merr zyrtarisht postin e kryetarit të AAK-së
Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Kuvendin e AAK-së, të mbajtur ditën e djeshme. Gjini, i cili është edhe kandidat i AAK-së për kryeministër, u paraqit para delegatëve me mesazhin se partia po hyn në një fazë të re politike mbi bazën e ndërtuar ndër vite. Ai shtoi se AAK-ja nuk po e nis rrugëtimin nga fillimi dhe se kjo, sipas tij, i jep forcë partisë për sfidat politike që e presin. “Vëllezër e motra, unë besoj fort se gjithçka për të cilën po flasim sot është e arritshme. Nuk jemi duke u nisur prej tokës, por prej një ndërtese të jashtëzakonshme që e kemi ndërtuar së bashku me ju, kryetar. Po nisemi prej besimit që...
Burimi:
ntv.al