Dështimi për presidentin në Kosovë, KQZ kërkon që zgjedhjet të mbahen në 7 qershor: Organizimi s’është i lehtë

Dështimi për presidentin në Kosovë, KQZ kërkon që zgjedhjet të mbahen në 7 qershor: Organizimi s’është i lehtë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se procesi i organizimit të zgjedhjeve të reja nuk është i lehtë, andaj ai kërkon që votimet të mbahen më 7 qershor. “Gjykata Kushtetuese i ka caktuar dy data për mbajtjen e zgjedhjeve, 31 maj ose 7 qershor, kështu që për mendimin tonë është 7 qershori, por prapë le t’i mbetet presidentes”, tha ai pas takimit që ka zhvilluar me ushtruesen e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Ai tha se KQZ-ja kërkon sa më shumë kohë për përgatitjen e zgjedhjeve të reja, që duhet të mbahen pas shpërndarjes së legjislaturës së dhjetë, e cila dështoi që të zgjedhte presidentin e ri më 28 prill, brenda afatit kushtetues. Radoniqi u pyet nëse kanë diskutuar për...