Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë më parë se do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998, njoftoi të martën ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla. Sveçla njoftoi vonë të martën në Facebook se e ka nënshkruar vendimin për t’ia ndaluar përgjithmonë hyrjen në Kosovë apo kalimin nëpër të ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale. Ai tha se me deklaratat e saj, Paunoviq e ka “ritheksuar atë nga e cila Serbia nuk ka hequr dorë asnjëherë, projektin e spastrimit etnik të shqiptarëve”. “Në epokën tonë, kjo u tentua nga ish-shefi i saj Sllobodan Millosheviq, i njohur edhe si kasapi i...