Kurtit i vjen keq që s’u takua me PDK e AAK’: Me LDK-në synojmë marrëveshje të fortë

Kurtit i vjen keq që s’u takua me PDK e AAK’: Me LDK-në synojmë marrëveshje të fortë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i zhgënjyer që Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë refuzuar ftesën e tij për tu takuar për të diskutuar formimin e institucioneve të vendit. “Fatkeqësisht PDK-ja dhe AAK-ja nuk e konsideruan të nevojshme apo të arsyeshme që të takohemi, por unë mendoj ndryshe. Me AAK-në nuk jemi takuar fare, besoj se ka pasur shumë nevojë që të takohemi përsëri me PDK-në”, tha Kurti Synimi i Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit, sipas Albin Kurtit, është konstituimi i Kuvendit, formimi i qeverisë dhe zgjidhja e presidentit. Duke folur për takimin me Lidhjen Demokratike e Kosoves, Kurti potencoi se cdo gjë shkon me vullnet të mirë dhe...