Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë kërkon shkarkimin e ministres serbe
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila tha se, nëse do të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”. Kamberi njoftoi se do të iniciojë kërkesën për shkarkimin e ministres, duke theksuar se, në të kundërt, mungesa e reagimit do të interpretohet si miratim i deklaratës nga e gjithë Qeveria e Serbisë. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan “Deklaratat fashiste të ministrave të qeverisë tregojnë më së miri se Serbia e Millosheviqit vazhdon të mbetet e njëjtë! Deklarata e Ministres për Pushtetin Lokal, Snežana Paunović, se po të ishte në vend të Slobodan Miloševićit do ta...
Burimi:
kohajone.com