Buzhala ‘godet’ njerëzit e Kurtit në RMV: Protestojnë kundër Ramës, por qeverisin me aleatët e Vuçiçit

Buzhala ‘godet’ njerëzit e Kurtit në RMV: Protestojnë kundër Ramës, por qeverisin me aleatët e Vuçiçit

Gazetari dhe analisti nga Kosova Berat Buzhala, ka reaguar pas lajmit për ndalimin për rreth një orë në kufirin e Qafë-Thanës të deputetit Bekim Qoku dhe Adnan Azizi nga koalicioni i partive shqiptare në pushtet “VLEN”, aleatë të kryeministrit Hristijan Mickoski, si dhe Hasim Murtezani, zyrtar i lartë qeveritar dhe pjesë e VLEN, ishin ndaluar për rreth një orë në kufirin e Qafë-Thanës. Buzhala me tone herë ironke e herë kritikuese, thotë se nëse do të ishte ai në doganë, nuk do t’i kishte lejuar të kalonin, pasi sipas tij, Qoku është bashkëpunetor i BIA’së (shërbimi sekret serb) dhe Aleksandar Vuçiçit. “Një delegacion që e ndan shtratin me agjentin e BIA-s serbe, Ivan Stoilkovic, u nis për të protestuar dje në Tiranë kundër Edi Ramës,...