Brukseli nuk u beson më piruetave politike e diplomatike të Aleksandër Vuçiçit

Brukseli nuk u beson më piruetave politike e diplomatike të Aleksandër Vuçiçit

Shkruar nga Dusan Gajiç Rruga evropiane e Serbisë pësoi një tjetër goditje, pasi shtetet anëtare të BE-së nuk arritën konsensus për hapjen e Grupit 3 të negociatave, që lidhet me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Edhe nëse kjo bllokadë tejkalohet në javët ose muajt e ardhshëm, në Bruksel mbizotëron bindja se bëhet fjalë vetëm për një hap simbolik dhe jo për një ndryshim të vërtetë të kursit të Beogradit. Mesazhi që vjen nga institucionet evropiane është i qartë: Serbia duhet të bëjë shumë më tepër nëse dëshiron të përfitojë nga momenti historik i zgjerimit që po afron Malin e Zi dhe Shqipërinë me anëtarësimin e mundshëm deri në vitin 2030. Edhe këtë herë, Beogradi ndoqi të njëjtën formulë të viteve të fundit: presion diplomatik në Bruksel,...