“Bota të mos harrojë”/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes
Mijëra vetë janë nisur nga Nezuku, pranë Tuzllës, për atë që njihet si “Marshimi i paqes”, një ecje prej rreth 100 kilometrash drejt Srebrenicës, në përkujtim të viktimave të gjenocidit të korrikut 1995. Për tre ditë rresht, pjesëmarrësit përshkojnë të njëjtat shtigje nga ku mijëra banorë të tmerruan tentuan të kalonin asokohe për të mbërritur në territorin e lirë në Tuzllë dhe Klladanj pasi zona e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, ra në duart e forcave serbo-boshnjake. Parashikohet që marshuesit të mbërrijnë në Potoçari më 10 korrik, ndërsa një ditë më pas do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore dhe në varrimin kolektiv në Qendrën Memoriale të Srebrenicës. Këtë vit do të varrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të identifikuara.“Marshimi i Paqes” organizohet që nga...
Burimi:
javanews.al