ARMËT QË MUND TË ZBULOJNË NJË MASAKËR, HETIMET ZGJEROHEN NË ZUBIN POTOK

ARMËT QË MUND TË ZBULOJNË NJË MASAKËR, HETIMET ZGJEROHEN NË ZUBIN POTOK

Një arsenal i madh armësh, municionesh dhe uniformash ushtarake është zbuluar në 12 lokacione në zonën e Zubin Potokut, pranë tre vendeve ku gjatë gërmimeve janë gjetur mbetjet mortore të të paktën 23 personave. Autoritetet e Kosovës dyshojnë se këto mbetje mund t’u përkasin 23 shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës së vitit 1999, të njohur si “grupi i intelektualëve të Mitrovicës”, mes të cilëve kishte mjekë, profesorë dhe juristë. Gjatë kontrolleve në 48 lokacione, policia sekuestroi pushkë të ndryshme, municione, armë të shkurtra, pajisje shpërthyese dhe uniforma ushtarake. Autoritetet dyshojnë se një pjesë e arsenalit mund të jetë përdorur në vrasjen e personave të zhdukur, por kjo mbetet për t’u verifikuar përmes ekspertizave balistike dhe forenzike. Gërmimet në Zubin Potok nisën pas një hetimi dyvjeçar...