Antonov në Kosovë, çfarë dihet për fluturimin e avionit të madh transportues
Mbërritja e një avioni të tipit Antonov An-124 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, më 6 maj, nxiti kureshtjen e shumëkujt në Kosovë. Por, arsyeja e fluturimit drejt Kosovës të njërit prej aeroplanëve më të mëdhenj në botë për transportin e mallrave, përfshirë ato ushtarake, mbetet ende e panjohur. Radio Evropa e Lirë (REL) ka kërkuar të enjten informacione nga Aeroporti i Prishtinës në lidhje me ardhjen e fluturakes së madhe të prodhimit ukrainas, por nuk ka marrë përgjigje. Fluturimi i aeroplanit me regjistrimin UR-82008 nuk ka figuruar as në regjistrat e fluturimeve komerciale online. Ministria e Mbrojtjes në Kosovë ka thënë se nuk ka informacione zyrtare lidhur me këtë fluturim. Fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi, e ka fotografuar dhe e ka xhiruar...
Burimi:
vizionplus.tv