Akuzohen për krime lufte, arrestohen dy persona në Kosovë

Akuzohen për krime lufte, arrestohen dy persona në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se dy persona janë arrestuar dhe janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimet se kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile. “Nën dyshimin e bazuar, M.J. dhe M.B., gjatë periudhës së luftës, përkatësisht në vitin 1999, dyshohet se kanë kryer krime ndaj popullatës civile në zonën e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Prokuroria shton se hetimet për këtë rast janë në vazhdim dhe se, “me qëllim të ruajtjes së integritetit të procedurës penale, në këtë fazë nuk mund të bëhen publike më shumë detaje”. Më vonë, Prokuroria njoftoi se lidhur me këtë rast po kryhen gërmime në një fshat të Zubin Potokut pas dyshimeve për mbetje mortore që mund t’iu përkasin personave të zhdukur në luftën e Kosovës. Lista...