Aksident në Prishtinë, humb jetën një person

Aksident në Prishtinë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Vranidoll të Prishtinës. Rastin është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë në Prishtinë, Enis Pllana, i cili tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. “Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes”, njoftoi Pllana. Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.