Abdixhiku: LDK pajtohet të garojë së bashku me ish-presidenten Osmani në zgjedhjet e qershorit

Abdixhiku: LDK pajtohet të garojë së bashku me ish-presidenten Osmani në zgjedhjet e qershorit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë të martën se janë pajtuar me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të garuar në një listë të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Duke folur për media në Prishtinë, Abdixhiku tha megjithatë se marrëveshja me Osmanin nuk është finalizuar ende dhe se ajo duhet të miratohet formalisht në mbledhjen e partisë të shtunën. “Votuam dhe u dakorduam që të formalizojmë tash e tutje, në bashkëpunim me Vjosa Osmanin, garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. Po për këtë, më jepni edhe disa ditë t’i finalizoj diskutimet edhe me zonjën Osmani, për të përfunduar në një votim formal në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm”, tha Abdixhiku. Kur u pyet nëse...