10 ditë fushatë për zgjedhjet në Kosovë, partitë nisin negociatat për koalicionet
Kosova E Premte, 1 Maj 2026 16:38 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor në Kosovë, pasi Kuvendi dështoi që të zgjidhet presidenti. Sipas planifikimeve, fushata zgjedhore pritet të fillojë më 28 maj, ndërsa kostoja e organizimit të procesit zgjedhor vlerësohet të kalojë 10 milionë e 800 mijë euro. Paralelisht me përgatitjet institucionale, partitë politike kanë hyrë në fazën e negociatave për formatin me të cilin do të garojnë në zgjedhje. Lidhja Demokratike e Kosovës ka sinjalizuar mundësinë e një bashkimi më të gjerë të së djathtës. Kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, është takuar së fundmi me ish-presidenten Vjosa Osmani në një darkë pune, por nga ky takim nuk janë dhënë detaje konkrete....
Burimi:
kohajone.com