Kopja e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve zbulohet në Britani
Kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA zbulohet nga një vullnetar në arkivat britanike Një kopje e rrallë e mbijetuar e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve është zbuluar në The National Archives në Kew, duke qenë i vetmi ekzemplar i njohur i këtij lloji jashtë Shteteve të Bashkuara. Dokumenti u zbulua në muajin shkurt nga një vullnetar, gjatë katalogimit të dokumenteve të kapitenëve të Marinës Mbretërore gjatë Luftës së Pavarësisë Amerikane. Ai është një nga 11 kopjet e shtypura në Exeter, New Hampshire në korrik të vitit 1776, me qëllim përhapjen e lajmit për pavarësinë amerikane në kolonitë, përpara se të kapej nga forcat britanike. Vullnetari Michael Scurr tha se ndjeu emocion të fortë kur hapi dokumentin dhe kuptoi se çfarë kishte në...
Burimi:
javanews.al