Kontrolle të përkohshme kufitare gjatë samitit të G7-s në Francë
Zvicra do të vendosë kontrolle të përkohshme kufitare përgjatë kufirit të saj me Francën përpara Samitit të ardhshëm të G7-s. Siç raporton sot “Swissinfo”, qeveria zvicerane njoftoi se masat do të jenë në fuqi nga 10 deri më 19 qershor, duke cituar shqetësimet e sigurisë lidhur me samitin, i cili do të mbahet në qytetin francez Evian. Megjithëse takimi i liderëve do të zhvillohet në territorin francez, autoritetet thanë se qytetet e afërta zvicerane si Gjeneva dhe Lozana, si dhe rajoni më i gjerë i Liqenit të Gjenevës, mund të preken nga fluksi i pjesëmarrësve dhe protestat e mundshme. Zyrtarët kanë vënë në dukje se në takimet e mëparshme të G7-ës janë shënuar trazira, ndërprerje dhe akte sabotimi, së bashku me dëmtime të pronës. Ata...
Burimi:
vizionplus.tv