Konflikti në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i biletave të fluturimeve
Tensioni i ri gjeopolitik në Lindjen e Mesme dhe rreziku i ndërprerjes së zgjatur të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit po shkaktojnë tronditje të forta në tregjet ndërkombëtare të energjisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në naftë, karburant aviacioni dhe si rrjedhojë në koston e transportit në të gjithë Evropën. Presionet tashmë reflektohen në çmimet e karburantit, transportin ajror dhe planifikimin më të gjerë të Bashkimit Evropian për sigurinë energjetike, përfshi ehde biletat e udhëtimit. Një problem i vërtetë i mjaftueshmërisë së karburantit mund të shfaqet në tregun grek nëse Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur për një periudhë të zgjatur. Megjithatë, kjo situatë ka shkaktuar tashmë përçarje të mëdha si në tregun e naftës ashtu edhe në rafineri, ku ka shqetësim të madh për shkak të...
Burimi:
vizionplus.tv