Konflikti del jashtë kufijve, sulme ndaj bazave amerikane dhe objekteve ushtarake në Gjirin Persik

Konflikti del jashtë kufijve, sulme ndaj bazave amerikane dhe objekteve ushtarake në Gjirin Persik

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po përshkallëzohet, ndërsa sulmet dhe kundërsulmet janë shtrirë përtej kufijve të dy vendeve, duke prekur edhe Katarin, Kuvajtin, Irakun dhe rajonin e Hormuzit. Autoritetet iraniane njoftuan se një sulm i fundit amerikan shkatërroi kullën e kontrollit të trafikut detar në portin Chabahar, në rajonin Makran. Sipas Teheranit, objekti ishte tërësisht civil dhe u godit me tre raketa, duke rrezikuar sigurinë e lundrimit dhe jetesën e peshkatarëve. Irani e cilësoi sulmin si një “akt të rëndë”, duke akuzuar Uashingtonin për shkelje të normave ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, Garda Revolucionare Islamike (IRGC) deklaroi se ka goditur bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar, në valën e 15-të të operacioneve të saj. Sipas IRGC-së, sulmi ka shkatërruar një sistem radari...