Konfirmohet data, ja kur Trump do të presë Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të presë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të hënën, më 20 korrik, sipas raportimit të medias izraelite Ynet. Takimi pritet të zhvillohet në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, pasi SHBA-ja ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ndaj objektivave iraniane. Sipas raportimeve, forcat amerikane kanë goditur ishullin Greater Tunb, një pikë me rëndësi strategjike në Ngushticën e Hormuzit. Sulme janë kryer edhe në Bushehr, ku ndodhet centrali i vetëm bërthamor i Iranit. Ndërkohë, në Teheran është shfaqur një mural i ri me mesazh kundër presidentit amerikan Donald Trump. Në të, Trump paraqitet brenda një arkivoli, ndërsa mbishkrimi thotë: “Do ta vrasim për t’u hakmarrë për Ali Khamenein.” Në të njëjtën...
Burimi:
vizionplus.tv